Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 13:00

Ndërmjet George Clooney dhe Stacey Keibler duket se dashuria po shkon për mrekulli. Atmosfera e tyre shfaqet gjithnjë e më shumë romantike dhe serioze.

Të dy janë rikthyer në Los Cabos të Meksikës gjatë fundjavës, për të kaluar një fundjavë të qetë, larg të gjithëve.

Të fotografuar duke u përkëdhelur dhe përqafuar, nuk kanë shpëtuar dot edhe nga paparacët, që tashmë po i ndjekin kudo.

33 vjeçarja Keibler ka patur një karrierë si kampione mundjesh për femra dhe me siguri që tani përkrah aktorit është duke prekur sërish suksesin. (LajmeShqip.com)