Lajme Shqip Monday, 23 September 2013 18:35

Këngëtarja e cila sjell plot energji kur është në skenë, ka udhëtuar javë më parë drejt Amerikës. Fjala është për Genta Ismajlin, e cila, përveçse ka menduar edhe të pushojë pak atje, pas koncerteve verore, diçka tjetër që gazeta jonë mëson me anë të një burimi është se ajo po konsultohet për të zgjidhur disa probleme me babain e saj, shkruan ballkanweb.

E, në fakt, nëse u rikthehemi daljeve të pakta në publik të familjes së saj, ne dimë se gjithmonë mamaja e saj është ekspozuar, sidomos pas ndarjes nga Miloti. Pra, nëna e saj Shpresa e shoqëronte në shumë vende.

Kemi parë edhe motrën e Gentës, por kurrë babain, madje edhe vetë Genta nuk ka folur për atë. Por, siç duket, marrëdhënia e saj kohët e fundit me të nuk ka qenë e mirë, dhe për këtë ajo ka pasur një arsye më shumë për të shkuar tek ai e për ta takuar.

Urojmë gjithashtu që ajo ta bindë babain për t’u rikthyer në Kosovë, ku mendohet se Genta është duke bërë një shtëpi në Prishtinë e, pse jo, për të jetuar sa më pranë prindërve dhe famijes së saj.