Lajme Shqip Sunday, 12 June 2011 12:22

Ata janë ndarë, mirëpo të dytë e duan jetën e natës. Kështu, këngëtarja Genta Ismaili dhe ish frajeri i saj Milot Binaku, janë takuar së bashku të premten mbrëma në clubin e natës “Full House”, ku ka performuar themeluesja e bendit “Faithless”, Sister Bliss.

Genta e veshur me një palë xhinsi të shkurtra dhe me flokë të çaraveshur ka qenë e shoqëruar me shoqet e saja. Në një moment ajo është takuar me Milotin, mirëpo të dy kanë vazhduar rrugën të ndarë, bile me shikime të egra.

Përkundër këngëtares Genta Ismaili, e cila nuk ka lejuar askënd që t’i bëjë fotografi, Miloti e ka shijuar mbrëmjen duke bërë poza me shokët e tij. Madje ai është parë në shoqëri të një vajze tjetër.