Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 09:49

Ndryshe nga thashethemet e fundit, Genta dhe Noizy kanë vërtetuar shoqërinë e tyre të sinqertë dhe asgjë përtej këtij kontesti.

Në festën që organizoi reperi Noizy për promovimin e albumit të tij ‘Living your dream’, urimet ia përcolli edhe këngëtarja kosovare me famë në mbarë diasporën, Genta Ismajli.

Genta ka marrë pjesë në këtë mbrëmje duke e uruar reperin dhe dhuruar një buqetë lulesh. Raporti i tyre duket shumë miqësor dhe vetë Genta tregon se ka marrëdhënie shumë të mira edhe me familjarët e tij, pasi ata e kanë mbështetur shumë gjatë kohës që ajo konkuronte në ‘Dancing with the Stars’.

Noizy ndër të tjera ka thënë se nuk do të bashkëpunojë më me këngëtare pasi vajza e tij 4-vjeçare ka filluar të bëhet xheloze. Vajza e tij e cila jeton me nënën e saj në Paris, mësohet se kur është takuar me Noizyn e ka pyetur nëse ai e donte atë vajzën e klipit më shumë se vajzën e tij.

Dhe me këtë pyetje të saj, Noizy thotë se nuk do të bashkëpunojë me asnjë këngëtare femër. Por a do të arrijë ai ta bëj një gjë të tillë, duke u njohur për shoqërinë shumë të zgjeruar me femrat, të cilat i ka shumë debulesë?  (LajmeShqip.com)