Lajme Shqip Tuesday, 23 April 2013 14:10

Gwyneth Paltrow ka zbuluar se ajo ka dëgjuar shumicën e këngëve të Beyonces, të cilat mund të jenë pjesë e albumit të ardshëm të këngëtares.

Paltrow, e cila njihet si mike e ngushtë e këngëtares, ka thënë se ka dëgjuar “shumë shumë shumë nga këngët”.

“Unë kam dëgjuar shumë shumë nga këngët. Nuk e di cila nga to do të jenë pjesë e albumit”, ka thënë aktorja, raporton Capital FM.

Ndërkaq e pyetur se a po punon këngëtarja për albumin e ri dhe se a pritet që shpejt të vie albumi i ri, ajo ka thënë: “Po, shumë shpejt”.