Lajme Shqip Thursday, 25 April 2013 11:55

Një dokumentar për punën dhe jetën e këngëtares nga Britania, Amy Winehouse, është duke u punuar.

Dokumentari përfshinë pamje të këngëtares tashmë të ndjerë, të cilat nuk janë parë ndonjëherë. Dokumentari po realizohet nga Asif Kapadia i cili është i njohur për realizimin e dokumentarëve.

“Amy ka qenë një talent i gjeneratës tonë e cila ka ditur të ketë vëmendjen e të gjithëve. Ajo ka kënduar dhe ka shkruar diçka që ka depërtuar në zemrat tona”, ka thënë Kapadia për Reuters.