Lajme Shqip Tuesday, 02 July 2013 10:52

U raportua më herët se në Shqipëri është bërë trend tatuazhi me fytyrën e Sali Berishës. Mirëpo Berisha, duket se do të ketë konkurencë në këtë garë. Olsi, nga klinika “Olsi Clinic Tatoo” rrëfen se si njerëzit po i shkojnë me kërkesa për të bërë tatuazh edhe Edi Ramën, por jo vetëm atë. Kërkesa ka që edhe ish diktatori Enver Hoxha të bëhet tatuazh. Olsi ka treguar se ka qenë diçka e befasishme kur njerëzit fillimisht i kërkuan figurën e Berishës tu bëhej tatuazh.

“Kam bërë shumë gjëra të veçanta po kjo mendoj se ishte diçka ekstreme. Është një gjë shumë e rrallë të bësh tatuazh një politikan, aq më tepër në Shqipëri ku njerëzit të paragjykojnë për gjënë më të vogël, jo më për një diçka të tillë. Ishte diçka shumë e bujshme, sidomos në rrjetin social “Facebook”, ka thënë Olsi i cili ka tetë vjet që merret me këtë punë.
Ai ka thënë se ka kërkesa që të bëjë tatuazh edhe Edi Ramën, por edhe Enver Hoxhën.
“Janë edhe militantët e hershëm të Enver Hoxhës. Më kanë marrë në telefon dhe ka pasur kërkesa edhe nga ata për të bërë portretin. Pra, aktualisht kanë kërkuar vetëm këta të tre”, ka rrëfyer ai.