Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 19:43

Albumi  i ri i Lady Gagas ‘Born This Way’ ishte ndaluar nga autoritet Libaneze pёr t’u shitur nё vendin e tyre. Dhe kjo pёr arsye tё kёngёs ‘Juda’ tё cilёn ato e konsideronin si ofenduese pёr kristianizmin.

Menjёherё sa lajmi ёshtё bёrё publik nga gazeta ‘The Sun’, turma protestuesish kanё vёrshuar nёpёr rrugёt e Libanisё duke protestuar me pankarta:

“E keni tё kotё sepse ne e kemi marrё tashmё albumin nga interneti…!”

Pas njё konsulte tё bёrё, njё zёdhёnёs i autoriteteve libaneze ka njoftuar se albumi i saj nё CD do tё lejohet qё tё shitet nё shtetin e tyre. Kёtё gjё e konfirmoi edhe zёdhёnёsi i Lady Gagas.

Albumi ‘Born This Way’ renditet i pari nё 28 shtete qё mbas publikimit tё tij pёrpara 2 javёsh.