Lajme Shqip Tuesday, 07 June 2011 11:29

Transplanti i ri i flokёve qё ka bёrё futbollisti Rooney nuk ka zёnё ende vёnd mirё, e mbase pushimet nёn diellin e Barbados nuk ёshtё njё zgjedhje me mend!

Por Wayne Rooney, me njё kapele nё kokё ёshtё siguruar qё t’i mbrojё flokёt e tij tё reja nga rrezet e dёmshme UV.

Futbollisti 25 vjeçar ka kryer transplantin javёn e kaluar dhe nё rrjetin social Tweet ka publikuar disa foto pas kёtij proçesi qё i ka kushtuar 30 mijё paund. Atij i ёshtё kryer transferim folikular, ku qimet transplatohen nё grupime 1 deri nё 4 dhe rriten natyrshёm nё skalpin (lёkurёn) e kokёs.

Sulmuesi i Anglisё dhe i Manchester United ka njoftuar se operimi ka shkuar shumё mirё megjithёse vazhdon qё ajo pjesё tё jetё ende e gjakosur, gjё qё ёshtё shumё normale.

“Pёrveç pjesёs sё sipёrme tё kokёs qё i ёshtё bёrё transplant i plotё, i kam shtuar edhe pak flokёt nga mbrapa. A ka njeri qё tani tё mё thotё nёse ka ndonjё xhel tё mirё pёr flokёt?”- ka thёnё ai me shaka.

I dalё nga klinika nё Angli javёn e kaluar, ai ёshtё drejtuar me tё shoqen Coleen dhe djalin Kai pёr pushime nё Barbados.

Klikoni sipёr fotografive pёr t’i parё tё zmadhuara.