Lajme Shqip e Hënë, 23 Korrik 2012 09:47

Për ju vajza, që po ëndërroni për ditën më të bukur të jetës tuaj, koleksioni ‘Clara’ ju ofron fustanet e duhura që ju të ndjeheni si një princeshë.

Në këtë koleksioni Rosa Clara ka paraqitur fustane nusërie shumë elegantë, por edhe madhështorë, fustane të gjatë, të ngjitur për trup, të punuara me dantella, gurë, materiale të një cilësie të mire e bëjnë këtë koleksion edhe më të veçantë. Jemi shumë të sigurtë që çdo vajzë e ëndërron atë momentin, kur të gjithë njerzit kanë përqëndruar vemendjen tek ajo, ndërkohe që ajo ecen si një flutur mahnitëse drej partnerit.

Ky është një nga koleksionet më të mirë që janë prezantuar deri më tani. Thjesht mahnitës!

“Ne jemi të gjithe njerëz humanë, por me deshira të ndryshme. Ajo çfarë na intereson ne është cilësia e materialeve me të cilen janë punuar këto dizajne, dhe përshatatja me tendencat më të fundit’, tha dizenjuesi Spanjoll Zankyou.

 Prandaj, nëse do të bëhëni nuse së shpejti dhe po kërkoni fustanin e duhur, ky koleksion do t’ju japë alternativat më të mirë që keni shikuar deri më tani. Fustane të cilat do t’a bëjnë pamjen tuaj të paharrueshme për të gjithë dasmorët, duke ju bërë të ndjeheni si një princeshë e vërtetë.  (LajmeShqip.Com)