|
|
e Enjëte, 29 Shtator 2011 16:32 Sipas gazetës së përditshme “Star” historisë së Demi Moore dhe Ashton Kutcher i ka ardhur fundi.
Arsye për këtë ndarje të papritur thuhet se ka qënë pabesia e aktorit Kutcher, që më 23 shtator është fotografuar në shoqërinë e një vajze të re anonime.
Dhe për ironi të fatit, atë ditë çifti kishte përvjetorin e gjashtë të martesës. Demi dhe Ashton janë mbledhur në shoqërinë e disa miqve për të festuar në San Diego, por sipas dëshmitarëve të ‘Radar On Line’, Ashton nuk dukej aspak se po argëtohej me përvjetorin e martesës së tij.
Edhe më parë çiftit i është dashur të përballet me thashetheme për tradhëti të Kutcherit me aktoren Brittany Jones. Kësaj here duket se i ka ardhur fundi historisë, dhe kjo për shkak të tradhëtive të tij të shpeshta. Sipas burimeve të afërta të Demit thuhet se ajo është mjaft e lënduar dhe se nuk ka marrë ende vendim për ta bërë publik këtë fakt në sytë e botës. (LajmeShqip.com)