Lajme Shqip Friday, 26 April 2013 12:42

Frank Ocean është gati të nis punën për albumin e tij të ri.

Ai nuk ka dhënë shumë detaje në lidhje me albumin e ardshëm, por ka treguar se është duke kërkuar frymëzim nga grupet e vjetra .

“Kur kam punuar në albumin e parë kanë qenë disa grupe të cilat i kam dëgjuar dhe kam marrë inspirim nga to. Kam dëgjuar shumë Stevie Wonder, mirëpo kësaj radhe do të marr diçka nga Beach Boyes dhe Beatles dhe do të nxjerrë produktin tim final. Nuk mund të them më shumë se kaq”, ka thënë Ocean për MTV.