Lajme Shqip Saturday, 27 April 2013 17:47

Të premtën ylli i Chelseait, Frank Lampard, kishte marrë një lajm që e kishte habitur, pasiqë dikush kishte blerë një Ferrari në emër të tij. Ferrari kishte kushtuar 252 mijë funte dhe ishte shitur një ditë më vonë për vetëm 78 mijë funte.
Mirëpo Frank ka ofruar faktin se ai nuk shqetësohet aq shumë për gjëra të tilla, pasiqë ai është parë duke shëtitur me të fejuaren e tij, Christiane Bleakley. 
Më vonë ishte dhënë sqarimi se ishte agjenti i tij, ai që kishte bërë “pazarin” me Ferrari, por kjo nuk ka ndikuar në asnjë mënyrë që dita e Lampard të prishet. Ai dhe Christiane janë parë duke u kënaqur në një ditë të bukur. Në fotografitë që ka publikuar Daily Mail, ata shihen duke qeshur thuajse secilin moment.