|
|
e Hënë, 16 Korrik 2012 15:23 12 Tetor 2012 19:00
6 Gusht 2012 13:23
1 Gusht 2012 11:15
18 Qershor 2012 12:53
11 Qershor 2012 10:12
2 Qershor 2012 08:00
24 Prill 2012 11:02
30 Mars 2012 10:00
21 Mars 2012 13:21
5 Mars 2012 14:20
Paris – Fronti Kombëtar Francez, partia ekstremiste e së djathtës, do të çojë Madonna në gjyq.
Motivi? Mbretëresha e muzikës pop gjatë koncertit të saj në Paris, të zhvilluar mbrëmjen e së shtunës, ka shfaqur në një video lideren e partisë, Marine Le Pen, me një kryq të thyer në fytyrë. Sipas tyre Le Pen është krahasuar me Hitlerin.
Video-klipi, i shfaqur në një ekran gjigandë ka shërbyer si sfond për këngën “Nobody knows me”. Në video shfaqet fytyra e ‘material girl’ mes një sërë personazhesh të njohura si Papa Benedeti XVI dhe lideri egjiptian, Hosni Mubarak. Më poshtë mund të ndiqni videon. (LajmeShqip.com)
