Lajme Shqip e Mërkurë, 03 Tetor 2012 13:43

TiranëNjë fotograf shqiptar tepër premtues  Adrian Limani shfaqet në artin inovativ, sidomos në teknikat e inkuadrimit.

Në këtë set fotosh, shqiptari që jeton në Serbi ka sjellë hënën, që ndodhet 400 mijë km larg tokës, pranë njeriut. Në fakt ka qenë vëllai i tij dhe hëna në fokus, por që vijnë aq reale, falë zgjuarsisë së Adrian Limanit.

‘Për mua fotografia është arti i vëzhgimit. Mund të gjesh diçka interesante në gjënë më të zakonshme. I bëj fotografitë me shumë dashuri, dhe dua ti bëj objekt arti. Kur kam në duar një aparat nuk kam kurrë frikë”, thotë artisti i ri.

Sipas fotografit, duhet shumë imagjinatë të realizosh foto artistike.”Më shumë imagjinatë sesa të pikturuarit, ku me pak imagjinatë mund të shpikësh gjëra. Kurse në fotografi, çdo gjë që shohim është e zakonshme dhe duhet shumë punë që t’i bësh të duken të jashtëzakonshme”. (LajmeSHqip.com)