Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 13:16

Që nga raportimi i Telegrafit për fëmijën jashtëmartesor të Robert Berishës, bashkëshortit të Nora Istrefit, ky lajm u bë ndër më të përfolurit në median rozë.

Megjithëse vetë Roberti pas kësaj dha një deklaratë duke mos pohuar dhe as mohuar këtë lajm, ditën e hënë Telegrafi ju solli rrëfimin e dados së vajzës, e cila tregoi tërë këtë histori, të nisur para dhjetë viteve.

Për të hedhur edhe më shum dritë në vërtetësinë e këtij lajmi sot do t’ju sjellim disa fotografi të Robertit me vajzën e tij Aronën të bëra jo shumë kohë më parë.

Fotografitë e siguruara nga Telegrafi janë të realizuara në Londër aty ku jeton Arona dhe nëna e saj Aida.