Lajme Shqip Tuesday, 24 April 2012 11:02

Poza e famshme bardhë e zi e Madonnës, e shtrirë lakuriq mbi një krevat dhe duke tymosur një cigare, ka dalë në shitje në ankand me një start prej 5 mijë paundësh.

Fotografia e bërë nga fotografi Steven Meisel është bërë në vitin 1990 kur Madonna ishte rreth të 30-tave.

Në atë periudhë ajo ndiqte modën e flokëve bjondë dhe syve të nxirë me ngjyrë të zezë, duke i dhënë një pamje më dramatike.

Me një trup të mrekullueshëm dhe dukshëm të shendetshëm, cigarja është vetëm një detaj për ta bërë atë të duket më seksi dhe ndjellëse. (LajmeShqip.com)