Lajme Shqip Friday, 07 December 2012 19:25

Londër-  Mund të tingëllojë si befasi, por sipas listës më të fundit të “Forbes”, reperi amerikan, Dr. Dre është muzikanti më i paguar në vitin 2012.Vetëm këtë vit Dr. Dre ka fituar një shumë prej 100 milionë dollarëve dhe madje jo vetëm nga muzika e tij, por edhe nga biznesi personal me kufje “Beats by Dre”, që janë një hit i madh në botë.

Në vendin e dytë është një muzikanti tjetër, Roger Waters, nga bendi “Pink Floyd”, i cili ka fituar 88 milionë dollarë ndërsa projekti i tij shumë i suksesshëm, “The Wall”, shumë shpejt do të mund të gjendet në duart e publikut.

Vendi i tretë i takoi veteranit të skenës muzikore, britanikut Elton John, i cili ka fituar 80 milionë dollarë në vitin 2012.

Ndërsa bendi britanik “U2″, i cili vitin e kaluar ka qenë në vendin e parë me fitime sipas listës së lartpërmendur, këtë vit gjenden në pozitën e katërt me 78 milionë dollarë.

Lista e top 25 muzikantëve sipas “Frobes” duket kështu:

1. Dr. Dre – 110 milionë dollarë

2. Roger Waters – 88 milionë dollarë

3. Sir Elton John – 80 milionë dollarë

4. U2 – 78 milionë dollarë

5. Take That – 69 milionë dollarë

6. Bon Jovi – 60 milionë dollarë

7. Britney Spears – 58 milionë dollarë

8. Sir Paul McCartney – 57 milionë dollarë

8. Taylor Swift – 57 milionë dollarë

10. Justin Bieber – 55 milionë dollarë

10. Toby Keith – 55 milionë dollarë

12. Rihanna – 53 milionë dollarë

13. Lady Gaga – 52 milionë dollarë

14. Foo Fighters – 47 milionë dollarë

15. P. Diddy – 45 milionë dollarë

15. Katy Perry – 45 milionë dollarë

17. Kenny Chesney – 44 milionë dollarë

18. Beyonce – 40 milionë dollarë

19. Red Hot Chili Peppers – 39 milionë dollarë

20. Jay-Z – 38 milionë dollarë

21. Coldplay – 37 milionë dollarë

22. Adele – 35 milionë dollarë

22. Kanye West – 35 milionë dollarë

24. Michael Buble – 34 milionë dollarë

25. Sade – 33 milionë dollarë.(LajmeShqip.com)