Lajme Shqip Wednesday, 08 June 2011 14:05

Tiranë – Këngëtari më hit në skenën e muzikës shqiptare Flori Mumajesi duket se ka gjetur ilaçin për të qenë i tillë. Pas këngës së fundit pjesëmarrëse në “Top Fest 8”, të titulluar “Tallava” ku ka bërë fushatë se kjo muzikë është më e mira, Flori tashmë ka realizuar këngën e tij më të re. Ajo titullohet “Dashuria” dhe i ngjanë këngëve vajtuese të cilat i këndojnë këngëtarët të njohur për muzikë tallava. Kënga e publikuar në kanalin muzikor në internet “You Tube” tre ditë më parë megjithatë nuk ka bërë ndonjë bujë të madhe. As pesë mijë klikime nuk ka mundur t’i mbledhë për një ditë. Përpos kësaj kënga e tij e fundit dhe vet Flori janë bërë temë e diskutimit tek njerëzit në Prishtinë. Shumë nga ta e kanë quajtur këngën e fundit si një “rrëshqitje artistike”. Megjithatë duhet të presim nëse Flori do t’i kthehet muzikës së tij të njohur si pop dhe dance.

Flori njihet si këngëtar i cili ka ndryshuar shumë shpesh stilet e këngëve. Megjithatë kjo nuk ka ndikuar të fama e tij të bie. Ai ka bashkëpunuar me shumë këngëtarë të ndryshëm si Elvana Gjata e cila me një këngë të Florit ka fituar edhe edicionin e tetë të Top Fest, i mbajtur të dielën e kaluar në Tiranë.