Lajme Shqip Saturday, 18 June 2011 11:53

Gjithçka nisi me ‘VIP Shpija’. U shanё dhe u pёrlanё me njёra-tjetrёn aty brёnda, sa lanё nam. Pёr Rozana Radin dhe Rezarta Shkurtin historia nuk mbaroi me aq! Pёr ato tё dyja uji vlon nёn rrogoz.

Pёrpara 1 jave bujё tё madhe bёn fotografitё topless tё Rozana Radit, tё publikuara nga gazeta Panorama. Fotografitё nudo tё saj bёn xhiro mbarё e mirё nё internet. Nuk ishte çudi tё dalurit topless, pasi shqiptarёt sot janё mё tё hapur, por problemi, ajo qё zhurmoi mё shumё, ishte se kush kishte qёnё burimi i nxjerrjes sё atyre fotografive.

Mbas njё jave thashethemesh dhe spekulimesh tё njerёzve, Rozana Radi jep njё intervistё, qё pёr çudinё tonё, dukej shumё e qetё, shkruan revista MAPO.

Sipas Radit, strumbullari i gjithё kёsaj ngjarje ёshtё kёngёtarja Rezarta Shkurta. Ajo akuzon Rezartёn se i ka vjedhur fotografitё nga kompjuteri i saj dhe se fotot qё kemi parё deri tani janё pak nё krahasim me sa tё tjera ajo ka! Nё intervistё ajo shprehet:

“Unё e di shumё mirё qё i ka nxjerrё Rezarta sepse pikёrisht kur e denoncova pёr incidentin e datёs 6 qershor, erdhi dhe mё  tha “Tёrhiqe padinё se ndryshe do tё publikojё fotot e tua topless”. Duke parё keqdashjen e saj e dija qё tё njёjtёn gjё do tё kishte bёrё edhe po ta kisha tёrhequr padinё.
Unё vjet i kam bёrё pushimet nё njё plazh privat topless, 800 mijё kilometra larg Tiranёs. Po tё kisha dashur tё dilja publikisht e tillё nuk do tё kisha patur nevojё pёr kёshtu intrigash. Por vjen dikush, njё njeri si puna e Rezartёs dhe mё vjedh jetёn private.
Ato foto janё shitur nga Rezarta. Ajo ha bukё duke shitur fotot e mia; plot 20.000 lekё (150 euro)! Unё kam qёnё nё plazh me miqtё e mi dhe tё gjithё kanё qёnё topless. Miqtё e mi janё tё rrallё dhe ato qё unё zgjedh pёr tё ndarё pushime tё tilla, janё miq pёr kokё.
Karrierёn Rezarta nuk ma prish dot, sepse unё karrierёn nuk e bёra as nё plazhe topless dhe as nёpёr liqene!
Momentalisht zonjusha nё fjalё ёshtё e pandehur nёn akuzёn pёr goditje me dashje dhe unё s’kam ndёr mёnd tё tёrhiqem nga kjo çёshtje, sepse do tё mbroj tё drejtёn time. Me sa duket Razarta ka njё obsesion pёr mua; vitin tjetёr kur tё shkoj nё plazh do e ftoj tё marri avionin me mua sepse atёherё do tё pozoj ekskluzivisht pёr tё.”

Rozana e pyetur nёse kishte ndёrmёnd tё bёnte njё marrёveshje me tё, tha:
“Unё nuk kam kohё pёr Rezartёn, ajo ka pёr mua. Midis nesh do tё ekzistonte vetёm njё marrёveshje, qё ёshtё: ajo nuk thotё mё gёnjeshtra pёr mua dhe unё nuk them tё vёrtetёn se kush ёshtё ajo!”

Gjёrё e gjatё Rozana i tha tё gjitha troç, aspak me droje apo frikё. Me sa duket Rezarta Shkurta ka ndeshur nё njё kundёrshtare mё tё fortё nga çfarё ka menduar.