Lajme Shqip Wednesday, 10 April 2013 09:34

Tom Cruise ka folur për herë të parë për divorcin nga Katie Holmes dhe e ka pranuar: “Unë vërtetë nuk e kam pritur këtë”.

Në komentin e tij të parë publik pas ndarjes gati një vit më parë aktori ka thënë:

“Jeta është një sfidë. Ju mund të jeni rreth të pesëdhjetave dhe mendoni se çdo gjë është kundër jush. Mirëpo kjo është jeta”.

Cruise dhe Holmes, janë ndarë vitin e kaluar. Thashethemet ekzistonin se ata ishin ndarë për shkak të prirjeve fetare të Tomit, i cili është përkrahës i “shkencologjisë”.

Cruise i ka bërë komentet e para të tij publike për ndarjen për një televizion gjerman shkruan Daily Mail.

“Jeta është një tragjedi komike, ju duhet nganjëherë të keni edhe sens humori”, ka thënë ai.

Aktori ka folur edhe për filmin e tij të fundit “Oblivion”.