Lajme Shqip Thursday, 30 June 2011 15:15

Manuele Malenotti është kupidi që ka shërbyer për George Clooney dhe Elisabetta Canalis.

Ai ka zbuluar detajet e takimit të parë midis Clooney dhe Canalis përballë kamerave të kanalit televiziv ‘Italia Uno’.

“Ka qënë festa e organizuar në nder të yllit hollivudian amerikan, kur vetë Clooney më kërkoi që ta prezantoja me Canalis. Ai e kishte njohur atë nga spotet publicitare dhe linte kokën mbas saj.

Elisabetta e George nuk janë takuar asnjëherë rastësisht. Ai kishte ngelur i mahnitur duke e parë atë në televizion dhe në YouTube. Që ditën e parë që u takuan lindën shkëndijat ndërmjet tyre”, ka  treguar Malenotti.

Ai  kujton se e ka patur për detyrë t’i takonte të dy bashkë, sipas kërkesës së George, duke i planifikuar një takim në një restorant në Romë, ku që atë natë kanë shkëmbyr puthjen e parë. Ata janë pëlqyer që në fillim.

Kupidi i tyre ka përgënjeshtruar kategorikisht lajmin se ndërmjet tyre ekzistonte një marrëveshje, një kontratë.

“Në media vazhdohet të thuhen shumë gjëra të pavërteta! Ata kanë patur një histori shumë intensive. Ai  e mori me vete në Los Angeles ku i gjeti edhe punë. Madje, George ka shkuar të prezantohet edhe me prindërit e Elisabetës!”

Pavarësisht pasionit të dukshëm ndërmjet të dyve, Malenotti ka konfirmuar se nuk besonte që kjo histori dashurie do të shkonte shumë gjatë, ose aq gjatë sa të kurorëzohej me martesë. Dhe kjo për arsyen se… “Sepse ai ishte djegur njëherë nga një martesë dhe për më tepër ishin shumë të ndryshëm. Herët a vonë ky ndryshim ndërmjet tyre do të dilte në pah.” (LajmeShqip.com)