Lajme Shqip Saturday, 13 April 2013 12:09

Edhe reperi LL Cool J ka zgjedhur të flasë për këngën e cila së fundmi është kritikuar shumë “Accidental Racist”.

LL Cool J, këngën e realizuar në bashkëpunim me Brad Paisley .

“Kënga nuk është perfekte. Ju nuk mund ta mbroni këngën sepse arti është subjektiv dhe njerëzit zgjedhin të shohin atë që duan ta shohin ose zgjedhin të dëgjojnë atë që duan të dëgjojnë. Mirëpo derisa njerëzit janë duke folur për produktin tuaj, atëherë mund të konsideroni se arti ka kryer punën e tij”, ka thënë LL Cool J, raporton Huffington Post.

Ishte raportuar më parë se kjo këngë ka ngjallur kritika të mëdha, për shkak se është vlerësuar se teksti i saj përmbanë disa fjali raciste.