Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 14:51

Mildred Baena e lodhur nga gёnjeshtrat qё mediat tregojnё nё emёr tё saj, kur ajo realisht nuk ka treguar asgjё, ka vendosur dhe ka dhёnё njё intevistё pёr revistёn ‘Hello’ duke treguar tё vёrtetёn njёherё e mirё pёr tё gjithё.

Ajo shfaqet pёr herё tё parё nё njё fotografi ekskluzive me djalin e saj sot 13-vjeç, ngjashmёria e tё cilit ёshtё gati si fotokopje me Arnoldin.

Nёnё e bir  janё fshehur pasi rasti u bё publik, por tani bota mund ta shohi ngjashmёrinё e djalit me babanё e tij tё famshёm.

Nё intervistёn e dhёnё Baena tregon se si lindёn dyshimet nё familjen e Schwarzenegger pёr djalin e saj.

Ajo tregon se nuk e dinte qё djali i saj ishte i Arnoldit, pasi nё tё njёjtёn kohё ajo kishte patur marrёdhёnie edhe me ish-bashkёshortin e saj. Dyshimi i saj filloi atёhere kur djali po rritej dhe po pёrngjante me guvernatorin e Kalifornisё. Me zhvillimin e tij atёsia e tij ishte e dukshme, kёshtu qё ajo nuk e solli djalin nё shtёpinё e punёdhёnёsit tё tij deri vjet nё dhjetor, kur pёr rastin e Krishtlindjes familja Schwarzenegger mblodhi familjarёt e tё gjithё punonjёsve nё shtёpinё e tyre pёr tё festuar. Ngjashmёritё fizike tё Joseph-it me Arnoldin ishin shumё tё dukshme pёr t’u injoruar.

Baena mendon se Maria ka dёgjuar kёto komente nga punonjёsit e shtёpisё deri sa ka shkuar e para pёr ta pyetur drejt pёr drejt: “A ёshtё Joseph djali i Arnoldit?”.

“Ju ula nё gjunjё dhe fillova tё qaja. I tashё ‘Po’ dhe se mё vinte shumё keq. E admiroj shumё atё grua pёr karakterin e fortё dhe zemёrgjerёsinё e madhe. Ajo filloi tё qante bashkё me mua dhe mё tha qё tё çohesha nё kёmbё!”, ka thёnё Baena pёr revistёn ‘Hello’.

Mildred Baena, 55-vjeçare, bёn tё qartё se me Arnoldin ka patur njё aventurё shumё tё shkurtёr dhe jo aq afatgjatё sa ёshtё thёnё nё shtyp dhe se ai ёshtё vёnё nё dijeni tё kёtij fakti nё tё njёjtёn kohё qё e mori vesh edhe Maria.

Pasi i ka treguar tё vёrtetёn Marias, Baena ёshtё vetёofruar pёr t’u larguar menjёherё nga shtёpia, por Maria Shriver, siç kujton Baena, nё njё mёnyrё tё jashtёzakonshme insistoi qё tё qёndronte bashkё me familjen deri nё pёrfundim tё sezonin festiv tё Vitit tё Ri.

Mildred Baena dhe Joseph kanё jetuar deri tani tё fshehur nё njё hotel nё Phoenix.

Joseph-i e ka marrё vesh tё vёrtetёn nga gjyshja rreth atёsisё sё tij vetёm pёrpara njё  viti. Baena tregon se nё vёnd qё djali tё ishte i shokuar nga ky lajm, kishte shprehur gёzim duke thёnё “Fantastike!”.