Lajme Shqip Monday, 06 June 2011 12:02

Mbrёmё nё Pallatin e Kongresit u mbajt nata finale e Top-Fest 8, njё spektakёl i gjatё ku u ndanё shumё çmime dhe pati edhe tё ftuar. Prezantuesit e kёtij evenimenti ishin Ledjon Liço me motrat Marina dhe Luana Vjollca.

Arbana Osmani, qё mban dhe autorsinё e kёtij spektakli ka lançuar dhe njё mesazh sensibilizues pёr t’i dhёnё fund dhunёs ndaj femrave, duke ju referuar ngjarjes nё Shqipёri qё preku vetё artin… ndarjen e parakohёshme nga jeta tё kёngёtares 21 vjeçare, Emmyt.

Elton Deda i cili ka qёnё edhe kryetari i jurisё pёrpara se tё hapte zarfin me emrin e fituesit citoi:

“Unё nuk kam pritur kurrё trofe tё tillё nё jetёn time, prandaj personit qё do tё fitojё Top-Festin i jap njё kёshillё miqёsore: ‘Nё rast se kjo kupё do tё vihet diku nё njё xham, kёnga ёshtё ajo qё duhet tё jetojё maksimalisht, pёrveç reflektimit tё kёsaj kupe…’,,

Dhe publiku ka votuar duke ja dhёnё çmimin e madh tё kёtij spektakli kёngёtares Elvana Gjata me kёngёn “Me ty”, kёngё e cila menjёherё mbas prezantimit tё saj pёr herё tё parё ka qёnё njё hit pёr javё me radhё. Elvana shumё e emocionuar ka falenderuar pafundёsisht publikun qё e ka votuar kёtё kёngё pёr tё cilёn ka njё kuptim shumё tё rёndёsishёm. Kёnga ёshtё njё dedikim pёr ish-kёngёtaren Emmyn, shoqen e Elvanёs dhe tё tё gjithё artistёve, e cila u nda nga jeta tragjikisht. Kёnga ёshtё kompozuar nga Flori Mumajezi tё cilin Elvana e falenderoi veçanёrisht. Ndёr tё tjera Elvana ka marrё edhe çmimin Best Female.

Disa prej çmimeve tё tjera kanё qёnё: çmimi i Internetit pёr Florin, çmimi Rock Alternative pёr Flaka Krelanin, çmimi Best Male pёr Eugen Bushpepёn, etj..

Nё kёtё edicion tё organizuar nё njё mёnyrё tё mrekullueshme tё gjithё kёngёtarёt kanё kёnduar drejt pёr sё drejti.