Lajme Shqip Monday, 27 June 2011 08:14

Menjëherë pas miratimit të ligjit në Amerikë për lidhjen ligjore të martesave homoseksuale, kanë filluar edhe aktorët e Hollivudit të bëjnë celebrimet e tyre.

Neil Patrick Harris, aktori 38-vjeçar, protagonisti në filmin “Hoë I met your mother” ka thënë se është angazhuar për të kryer celebrimin me partnerin e tij David Burtka së shpejti në Neë York.

“David dhe unë ia kemi dhënë premtimet njëri-tjetrit që përpara 5 vitesh. Kemi vite që mbajmë unazë martese, por prej kohësh kemi qenë në pritje për ta ligjëruar në një datë të caktuar këtë martesë.”

Harris dhe Burtka janë prindërit e dy binjakëve që prej muajit tetor të 2010, fëmijë të lindur nga një farëzim artificial me materialin gjenetik të tyre.

Përpara se Senati dhe guvernatori Andreë Como të legalizonte këto martesa ditën e premte, çifti në fjalë ka qenë në ankth për këtë vendim ligjor.

“Përpara se të miratohej ligji ishim në ankth dhe i jemi lutur shumë zotit që kjo gjë të arrihej. Një martesë ligjore për familjen tonë do të ishte shumë e rëndësishme”, është shprehur Neil.

Momentin e miratimit të këtij ligji ata e kanë pritur me brohorima dhe sy të përlotur.

“Kjo është një ditë historike. Ju faleminderit të gjithëve!”, ka thënë ai përpara kameras.