Lajme Shqip Friday, 30 October 2015 19:19

Këngëtarja Daniela Kamberi e njohur si Fibi ka publikuar projektin e saj më të ri.

“A po m’don” titullohet kënga më e re e këngëtares, të cilën e solli të realizuar me videoklip nga Max Production, transmeton Telegrafi.

Në videon e kësaj kënge të punuar nga reperi 2Ton, Fibi shfaqet tejet seksi.

Projekti i saj i fundit i titulluar “Shumë ngat”, të cilin e solli në bashkëpunim me Getinjon, u mirëprit mjaft shumë nga publiku, ndërsa edhe kënga e re arriti menjëherë një numër të madh klikimesh në kanalin “Youtube”.