|
|
e Enjëte, 28 Qershor 2012 14:27 Fergie shfaqet e mrekullueshme si gjithmonë në kopertinën e revistës ‘Self’ dhe na tregon pak nga sekretet e saj.
Këngëtarja 37 vjeçare Fergie na tregon se si ajo ka ruajtur pamjen e saj mahnitëse, duke frekuentuar rregullisht palestrën si dhe duke punuar katër ditë në javë. “Trajneri im Don ‘DB’ Books di se si të ma largojë mërzinë,” tha ajo.
Këngëtarja pohon se kur je gjatë gjithë kohës nën shoqërinë e meshkujve normalisht që do të marrësh pak edhe nga shprehjet e tyre. “Zakonisht jam një tip i qetë por kur jam në humor të mirë bëhem edhe unë sikur të isha një çun, filloj të flas fjalë nga më të pistat. Gjithnjë kur shkoj në palestër bërtas, mallkoj, por tani e tutje do mundohem të praktikoj një ndjenjë më të shëndetshme dhe pozitive për veten.”
Ushqimi që më së shumti konsumon këngëtarja është lakra jeshile, brokoli, spinaqi, selinoja, banania, molla dhe dardha. “Jam shumë e rreptë me veten dhe me çfarë do që konsumoj, sepse menjëherë imagjinoj sikur do të veshë rrobe banje dhe do dukem skandaloze.”
Fergie dhe Josh Duhamel u martuan në një ceremoni private katolike më 10 janar të 2009-ës dhe tani do të kenë një fëmijë së bashku, për të cilën këngëtarja është mjaft e lumtur. (LajmeShqip.com)

