Lajme Shqip Sunday, 21 April 2013 12:06

Lideri i Koresë së Veriut, pëlqen grupin legjendar Beatles, pëlqen cigaret me mentol dhe ëndërron të ketë muskuj si të aktorit hollivudian, Van Damme.

Këto i ka treguar kuzhinieri i familjes së liderëve veri Korean gjatë një interviste për mediat britanike.

“Unë kam udhëtuar shpesh me ta. Njëherë ishim në aeroplan dhe Kim Jong un ishte shumë i ri. Ai po shikonte një film të aktorit Van Damme dhe menjëherë kishte filluar ushtrimet në palestër. Ai synonte muskujt e tij. Gjithashtu ai ishte i pasionuar pas Beatles”, ka treguar Kenji Fujimoto, shkruan The Sun.