Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 09:47

Orhidea Latifi duket se i ka fansat më të flaktë së paku bazuar në mënyrën se si e shprehin dashurinë ndaj saj.

Ata kanë zgjedhur edhe mënyra të dhimbshme për ta shkruar emrin e këngëtares në pjesët e tyre të trupit.

Kida i ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale, mirëpo ka kërkuar nga fansat që të mos bëjnë gjëra që janë në dëm të shëndetit të tyre, por të zgjedhin mënyra tjera për ta shprehur dashurinë.

“Fillimisht, faleminderit për dashurinë dhe respektin që keni ndaj meje, por ju kisha lut që mos të bëni gjëra të tilla në dëm të shëndetit tuaj, ka plot mënyra tjera që ta shprehni dashurinë tuaj ndaj meje, gjë që e vlerësoj shumë. Ju dua”, ka shkruar Kida.