Lajme Shqip Friday, 17 June 2011 14:07

Fansat e tyre, gra nё meso-moshё, janё dalldisur dhe janё bёrё tapё nё pritje tё orёs sё koncertit tё tyre.

Kёto pamje tё kujtojnё vitet ’95 kur banda nё ato kohё kishte pushtuar adhurues nga e gjithё bota. Madje ato u quajtёn edhe ‘Beatles nr.2’ nga vetё Mbretёresha e Anglisё.

Njё grup i formuar prej 5 djemsh: Gary Barlow qё ka qёnё dhe vazhdon tё mbetet lideri i grupit; Robbie Williams pikёrisht ai qё prishi ekuilibrin e grupit me largimin e tij nё vitin ’97 (jeta e tij artistike si kёngёtar solist ka qёnё mё e sukseshmja nga gjithё djemtё e tjerё); Mark Owen, kёngёtari i baladave tipike tё grupit, ai qё gjatё njё dekade tё tёrё nuk e ka fshehur kurrё dёshirёn pёr ribashkimin e grupit (shpesh herё ka qёnё i ftuar ekskluziv nё koncertet e Robbiet); Jason Orange dhe Howarld Donald, dy balerinёt e grupit, kёrcimtarё dhe aktor nё profesion.

Ribashkimi i jёtij grupi ka bёrё qё tё rimblidhen fansat e tyre, ku janё spikatur meso-moshat, pikёrisht ato vajza qё ishin po aq tё apasionuara ndaj tyre kur ishin tё reja ose adoleshente.

Kanё lёnё burrat e tyre dhe fёmijёt e tyre pёr t’u bashkuar me gra tё tjera, si njё familje e madhe nё pritje tё Take That… Por disa prej tyre e kanё humbur kontrollin e entusiazmit dhe kanё pirё birra aq shumё sa kanё pёrfunduar nё spital. Plot 100 gra janё shtruar nё spital!

Mё 25 mars tё 2011 nё Echo Awards nё Berlin, atyre ju dha çmimi si grupi mё i mirё internacional, duke lёnё mёnjanё edhe Black Eyed Peas.

Mё 14 dhe 15 qershor ato kanё dhёnё njё koncert nё stadiumin Cardiff Millennium, qё ёshtё quajtur si mё gjigandi i historisё sё Anglisё.

Take That po kthehet njё grup legjendar njёsoj si Pet Shop Boys, kёngёt e tё cilёve dёgjohen gjatё gjithё kohёs, edhe nё ditёt e sotme.