Lajme Shqip Sunday, 10 November 2013 12:05

Fansate grupit të njohurshqiptar nga Maqedonia, Elita5, kanë nisur një fushatë në rrjetin social Facebook për të mbledhur sa më shumë adhurues në mënyrë që ky grup të shkojë në Festivalin Europian. Menaxheri i kësaj faqeje sqaron se ideja për të lobuar që grupi i rrokut të shkojë në “Eurovision”, ishte e vetë fansave.

“Elita 5 nuk kanë thënë ndonjëherë që do të marrin pjesë në Eurovision, por kjo faqe në rrjetin social Facebookështë hapur nga fansat e grupit, të cilët po mundohen që të flitet sa më shumë për këtë gjë, në mënyrë që të bëhet e mundur. Prandaj të gjithë ata që dëshirojnë të njëjtën gjë si ne, ju ftojmë të na ndihmoni duke ftuar shokët tuaj të bashkohen në këtë faqe”, shkruhet në “Fanpage”.

Grupi Elita 5 është ndër më të hershmit dhe më të dashurit në tregun muzikorshqiptar. Pjesëmarrjet e tyre në festivale janë të rralla. Megjithëkëtë ata kanë krijuar një numër të madh adhuruesish të muzikës së tyre, të cilët, duke e vlerësuar shumë grupin, duan që ta shohin në një kompeticion të rëndësishëm muzikor.

Prej disa vitesh tashmë, Shqipëria përfaqësohet në “Eurovision” nga fituesi i “Festivalit të Këngës”, që transmetohet në televizionin publik shqiptar./albeu/