Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 18:30

Dukesha e Kembrixhit dhe familja e saj ka shumё gjasa qё t’i kenё patur telefonat nё pёrgjim nga gazetarёt britanik, tё cilёt ishin aq tё besueshёm nga familja mbretёrore.

Nё fillim mendohej se ishin shёnjestruar vetёm Princi William dhe Harry, por mbas tyre dyshohet edhe pёr pjesёtarё tё tjerё tё familjes, dhe sidomos tё Midletton-ёve.

Njё burim pёr gazetёn britanike UK’s Sunday Telegraph ka thёnё: “Kjo teknologji ishte e pёrhapur mё shumё nga ç’mendohej dhe kishte pёrfshirё shumё mё shumё njerёz nga ç’mendohej.”

Pёr çudi, nё lidhje me kёtё deklaratё, pallati mbretёror nuk ka bёrё asnjё koment!

Gazetarёt mashtrues tё gazetёs famёkeqe “News of the World” mund tё ketё arritur tё pёrgjojnё telefonatat e princёrve tё Anglisё si dhe tё gjithё miqve qё komunikonin me ta.

Nё fillim tё pranverёs, ёshtё pretenduar se njё investigues qё mё parё kishte punuar pёr gazetёn “News of The World”, ndёrhyri nё sistemin bankar duke marrё tё gjitha tё dhёnat llogaritare tё Middleton nё vitin 2005.

Kur kanё arritur tё nxjerrin tё dhёnat bankare, mё pak tё vёshtirё do ta kenё patur pёrgjimin e telefonatave, me siguri e gjithё kjo e organizuar nёn njё hetim me emёr kod, si p.sh. Operacioni CiuCiu. (LajmeShqip.com)