Lajme Shqip Thursday, 16 July 2015 14:14

Aktori Nicolas Cage ka falimentuar që në vitin 2009, u detyrua praktikisht të shiste pothuajse të gjitha pasuritë e tij (kështjella, apartamente, ishuj të

shpërndara në mbarë botën).

Sipas ‘The Sun’ tani ai jeton në një apartament të vogël me qira, jashtë rrethit të zonave të banuara nga yjet e Hollivudit.

Cage ishte një nga shpenzuesit më ekstravagante të Hollivudit, pronar i kështjellave dhe pronave të mëdha në mbarë botën. E megjithatë, siç e dimë, Nicolas

Cage, 50 vjeç në vitin 2014, nisi përballjen me një det të pafund borxhes,h me autoritetet tatimore që e çuan atë deri në pikën që të jetonte në një apartament

modest me qira, të hante në kafene dhe të shiste të gjitha pronat e tij, në mënyrë që të paguante borxhet.

Njëzet vjet më vonë, fituesi i një Oskar­i për ‘Leaving Las Vegas’, i tha lamtumirë një pasurie prej rreth 96 milionë dollarësh, tani jeton larg nga e ashtuquajtura

qendër e vëmendjes.