Lajme Shqip Wednesday, 15 June 2011 19:09

Harta e fundit e pёrhapjes sё FaceBook nё tё gjithё botёn tregon se sa dominues ёshtё bёrё ky rrjet social nё raport me rrjetet e tjera.

Harta e publikuar me rezultatet e deri tanishme tregon se FaceBook ka gllabёruar edhe Amerikёn, duke pёrjashtuar Brazilin tek i cili rrjeti social Orkut mbetet ende numri 1.

Pjesa më e madhe e Evropës Perëndimore, Afrikës Veriore, botës arabe dhe e gjithë Australasia janë territor i FaceBook-ut. Madje edhe India qё deri vjet kishte Orkut-in, tani ёshtё pushtuar nga FB.

Megjithatё, disa shifra tё fundit tё bёjnё tё mendosh nёse, FB do tё arrij ta mbaj fronin e tij apo jo?

Shifra tё fundit nё Amerikё tregojnё se 6 milion pёrdorues e kanё çaktivizuar profilin e tyre muajin e kaluar pёr shkak tё frikёs pёr thyerjen e privatsisё si dhe nga monotonia e tё pёrdorurit gjithmonё tё njёjtёn faqe.

Kjo lodhje nga FB duket se ka qёnё infektuese edhe pёr anglezёt, ku 100 mijё prej tyre janё çloguar njёherё e mirё prej tij!

Duke qёnё se dy muajt e fundit rritja e pёrdoruesёve tё saj ёshtё zvogёluar disi, FB duhet tё synojё mbёshtetjen nga vёndet nё zhvillim pёr tё arritur qёllimin e tij: krijimin e 1 bilion pёrdoruesёve.

Mё tё rezistueshmit ndaj FB-sё kanё qёnё: Rusia e cila i ka mbetur besnike rrjetit ‘V.Kontakte’, Kina ku zotёron me ‘QZone’ dhe Japonia qё vazhdon ende me ‘Mixi’.

Hi5 mbetet popullor nё Mexico dhe Tailandё. Ndёrsa ‘Bebo’ i cili hyri nё treg fuqishёm pёrpara 4 vitesh, tani nuk duket gjёkundi!

FaceBook ёshtё hapur nё shkurt tё 2004-ёs, qё ishte njё ide e Mark Zuckerberg dhe shokёve tё tij tё dhomёs Eduardo Saverin, Dustin Moskovitz dhe Chris Hughes, tё cilёt ishin studentё tё shkencave kompjuterike.

Nё fillim rrjeti ishte i limituar. Ai ishte vetёm pёr studentёt nё Harvard e mё vonё u zgjerua edhe pёr kolegjet e tjera nё zonёn e Bostonit, pёr ‘Ivy League’ dhe ‘Stanford University’.

FB gradualisht u zgjerua pёr studentёt e fakulteteve tё tjera deri sa mbёrriti nё pёrdorues tё moshёs 13-vjeçar.

Njё arsye qё FB kёrkon tё rrisё nivelin e sigurisё, ёshtё se nё muajin e kaluar ёshtё bёrё njё studim nga i cili ka dalё se janё 17 milion pёrdorues tё rremё qё janё nёn moshёn 13-vjeçare.

Shifrat e fundit qё e bёjnё FaceBook mbretin e botёs janё: 600 milion pёrdorues.