Lajme Shqip Monday, 13 August 2012 11:58

Evita e vogël duket se po ecën që tani në hapat e nënës së saj! Këngëtarja e njohur Elsa Lila ka postuar në faqen e saj në Facebook disa foto me të bijën, Evitën, ku kjo e fundit shfaqet e ulur mbi një piano, me partitura në duar.

Fotot nënë e bijë, të realizuara nga fotografi Artan Korenica, janë mjaft tërheqëse, ndërsa Elsa duket se ka dashur t’ua bëjë dhuratë miqve dhe fansave të saj në Facebook.

Këngëtarja e dashur për zërin e saj të ngrohtë për shumë shqiptarë, jeton prej kohësh mes Italisë dhe Madagaskarit. Më 8 mars të vitit 2011 ajo solli në jetë vajzën e saj, Evitën, fryt i një marrëdhënieje dashurie me Alessandron, zhytësin profesionist që Elsa e njohu në një udhëtim të sajin në Madagaskar.

Që prej lindjes së vajzës, Elsa Lila i ka munguar skenës shqiptare, por jo miqve dhe fansave të saj, me të cilët mban kontakte dhe i update-on me të rejat nga jeta e saj dhe e vajzës në Facebook. (Mapo)