Lajme Shqip Thursday, 15 October 2015 20:24

Grupi i njohur Etnon kanë realizuar projektin e tyre më të ri.

“Million” titullohet kënga më e re e Gencit dhe Milotit, të cilën e kanë realizuar me videoklip nga Black Fish, transmeton Telegrafi.

Në videoklipin e kësaj kënge, e cila flet për dëshirën e se cilit për të pasur milionat , rep artistët do të vijnë në disa karaktere duke sfiduar veten edhe në aktrim.

Ky projekt pritet të publikohet sonte në orën 19:00 dhe i paraprin bashkëpunimit me Kaltrina Selimin, që do të publikohet gjatë nëntorit.