Lajme Shqip Sunday, 01 November 2015 09:23

Ajo është nga spikeret e para të radios “Top Albania”, prezantuesja legjendare e “TCH”, një nga moderatoret më të mira që ka Shqipëria, vjen pas një mungese 1­vjeçare si nënë, për një projekt të ri: Arbana Osmani.

Ky ishte prezantimi që Ermal Mamaqi i bëri në emisionin e tij të parë për këtë sezon “6 ditë pa Ermalin”, prezantueses së njohur.

Më poshtë pjesët kryesore nga intervista në fjalë:

Po ku je moj gocë? Po si je? Po që ke ardhur mirë. Domethënë

që je bërë e bukur, se e thashë sikur isha në trotuar. Si ia bën që je kaq e dobët pas lindjes?

Kam zbuluar dietën më të mirë pas lindjes. Nuk e di pse femrat janë ankuar gjithë këto kohë, por të them të drejtën me mua ka funksionuar. Thjesht i jap gji Jonit.

Ouuu, e shikon ti…!

Do të thuash ti pse s’i dhashë gji Joelit.

Jo, ka kush i jep atij, madje kemi dy. Po kaq shumë sa je dobësuar duket se i ke dhënë gji dhe bashkëshortit.

Jo, ai nuk ka pasur këto kohë. Njëherë i vogli, pastaj i madhi.

Ok, se e di si funksionon kjo punë. Po është e vërtetë që qumështi i gjirit bën shumë mirë për muskujt, se një shoku im pi qumësht nënash.

T’ia jap dhe Arditit domethënë? Le të bëhemi seriozë.

Tani si ka qenë ky vit për ty, ke pësuar ndonjë depresion ose traumë?

Ka qenë një vit i bukur, më i bukuri i jetës sime, le t’i japin Çezarit atë që i takon Çezarit. Ka qenë qenë një vit i çuditshëm me plot të reja, dhe të papritura. Sado të përgatitesh për t’u bërë nënë, prapë ndodhin çudira, ndihesh e papërgatitur, diku ia fut kot, gabon dhe befas je me bebin e vogël dhe thua: “Si t’ia bëj tani, unë sikur e kisha lexuar ndryshe”, pasi kam lexuar pa fund libra që i blija në internet.

Prapë isha para surprizash.

Të ndihmon ty Arditi (bashkëshorti) në punët me djalin, e mban dhe a kujdeset ai?

Po e mban… E ka mbajtur edhe 10 minuta. Nuk është se nuk e ka dëshirën, por sa herë që ia kam dhënë Arditit ta mbajë djalin, kur kam dashur të bëj ndonjë dush, ose të gatuaja diçka të shpejtë, djalit i pihet, gjithmonë kur e mban ai. Përtej shakave, është babi më i mirë në botë.

Ka ca gjëra që thuhen për ju nënat e reja, tani që jemi me ty do e verifikojmë. Flitet se në momentin që fëmija lind, jeta seksuale ndalon deri sa fëmija të shkojë në universitet…

Ouuu?! Tani, ka prioritete. Bebi është i vogël, netët janë pa gjumë, po gjendet koha, 1 minutë, 5 minuta kur fle ai. Kush t’i fal Ermal, kush t’i fal. Pse erdha unë këtu sot, pse!

Vërtet, pse ne të dy kaq të frustuar sot?

Po prindër të rinj Ermal, mos na marrin më sysh!

Ti e ha atë ushqimin që lë çuni?

Jo.

Çfarë mund të bëhesh tjetër veç prezantueses?

Po tani që po përgatitem për spektaklin e ri, kam kuptuar se s’kam asnjë talent tjetër.

Ti do ta lije fëmijën tënd të futej në “Big Brother”?

Pse s’ka punë tjetër djali im?!

Meqë jemi këtu, si ta mori Ledioni “Big Brotherin”?

E mori, ja që ta merr.

Po ju ishit shokë, ai vinte hante bukë te shpija jote.Tani jeni zënë?

Po, po, s’flasim.

Mes jush ka hyrë një femër apo një mashkull? Femra e fut

shejtanin në shishe. Realisht më vjen keq, çun i mirë, po nuk flasim.

Pse nuk pajtoheni?

Unë të pajtohem me atë, atë që më mori emisionin?! Jo nuk pajtohem unë me të.

Unë me thënë të drejtën do më pëlqente shumë të të shihja në “Big Brother”, se si e bëje ti suspancën, s’e bënte askush tjetër…

Ndërsa unë të them të drejtën jam kënaqur se si e ka prezantuar këtë “Big Brother” Ledioni. E kam shumë mik, dhe të mos kemi keqkuptime. Po shpresoj që të mos më marrë këtë emisionin tjetër.

Po se ç’janë ca kështu që thonë se Ledioni merr gjithçka.

Po, kujdes ti se nesër­pasnesër do e lirosh karrigen për Ledionin…

Ti këtë vit do të fillosh një program të ri në “Top Channel”, është format shqiptar apo i huaj?

Është një format i huaj që fillesat i ka në Izrael, dhe tani po zhvillohet në 20 vende të botës. Në tetë javë spektakël, VIP­at do të përballen me sfida të ndryshme.