Lajme Shqip Saturday, 25 July 2015 09:00

Ledri dhe Era, pos që thyen rekordin me mbi 1 milion klikime për 24 orë, ata tani po shijojnë milionëshat tjerë të klikimeve që s’po dinë të ndalen, shkruan Kosovarja .

Krijuesit e “Shumë pis” tani po vazhdojnë netët e tyre së bashku nëpër shumë mbrëmje rinore , të organizuara nëpër qendrat e Kosovës po edhe në diasporë si dhe nëpër disa qendra të bregdetit shqiptar.

Përditë ,po lexojmë informacione, se Ledri e Era , kudo që po prezantohen,po e kallin atmosferën dhe se nuk po ka vend për të gjithë të interesuarit nëpër ambiente ku ata këndojnë.

Se Era ia ka kthyer shpinën Ledrit është dhe shihet vetëm në këtë foto.

Shpresojmë se këta dy këngëtarë do e vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen . Shpresojmë se nuk do ia kthejnë shpinën njërit tjetrit sikur që ka ngjarë me shumë këngëtarë , mu kur ishin në zenit. /Kosovarja /