Lajme Shqip Saturday, 31 October 2015 10:29

Këngëtarja e njohur Era Istrefi nxiti frikë te fansat për gjendjen e saj shëndetësore, por ajo është mirë.

Indeksonline dhe burimet e Telegrafit pranë këngëtares konfirmojnë se ajo është shëndoshë e mirë dhe do të jetë prezente në koncert.

Ajo kishte një ftohje të vogël andaj mori një infuzion, megjithatë, do të performojë në mbrëmjen e shumëpritur në Berlin.

Në këtë koncert ashtu si në çdo koncert tjetër ajo do të jetë e shoqëruar nga Ledri Vula.