Lajme Shqip Thursday, 09 June 2011 10:41

Ajo quhet Emily Day dhe ёshtё 26 vjeçe. Frika e saj terrorifikuese nuk ёshtё shkaktuar nga ndonjё kacavjerrje merimange nё trupin e saj, por nga trokitja e njё burri tё panjohur nё derёn e shtёpisё sё saj.

Ajo vuan nga androfobia, frika patologjike ndaj burrave. Njё frikё qё e ka shoqёruar gjatё gjithё jetёs.

“Unё jam ende e virgjёr. Nuk jam lesbike dhe nё asnjё mёnyrё nuk ndjehem e tёrhequr nga femrat.

Unё mund t’i shikojё meshkujt nё fotografi dhe t’i pёlqejё pёr pamjen e tyre, por kur vjen puna pёr tё qenё ballё pёr ballё me njё tё tillё, vetёm nё dhomё, e kam tё pamundur tё mos friksohem!”, ёshtё shprehur Emily.

Njё fobi e tillё shfaqet tek ato persona qё kanё pёsuar abuzim seksual, por rasti i Emilisё pёrbёn njё pёrjashtim. Askush nuk ka abuzuar ndaj saj e megjithatё ajo i ka frikё pёr vdekje!

Nё rastin e kёsaj sёmundje, Emilija nuk ka frikё se mos sulmohet nga burrat, por ndjen njё frikё iracionale qё e ka pёrndjekur qё nga fёmijёria. Ajo ёshtё rritur nё njё ambient vetёm me femra pasi prindёrit e saj u divorcuan kur ajo ishte vetёm 3-vjeçe. Nga fёmijёria dhe adoleshenca e saj kujton se gjithmonё sigurohej qё shoqet tё mblidheshin nё shtёpinё e saj, me qёllim pёr tё evituar ballafaqimin me baballarёt e tyre.

“Nё takimin e parё me çdo mashkull unё pёrjetoj njё atak emocional. Mbushem me djersё, mё rriten nё maksimum rrahjet e zemrёs dhe nuk arrij dot tё mbushem me frymё, aq sa mё duket sikur do tё vdes! Megjithatё unё ёndёrroj se njё ditё do tё gjej personin e duhur qё tё mё ndihmojё pёr tё mposhtur kёtё frikё dhe tё kem njё familje me shumё fёmijё. Nё qoftё se unё nuk do tё arrij tё mposht frikёn time, atёhere do tё marr nё konsideratё edhe inseminimin artificial”, ka thёnё ajo.

Sot ajo punon si konsulente rekrutimesh dhe pёr momentin ndjehet e lumtur qё po arrin tё bёjё njё jetё normale dhe tё jetё e pranueshme nё ambientin e punёs.

“Unё e kuptoj qё disa njerёzve u dukem e çuditshme, por unё bёj njё jetё shumё tё kushtёzuar, tё cilёn nuk e kontrolloj dot. Po tё mos ishte pёr ndihmёn e njё familjeje dhe shoqёrije aq tё mrekullueshme, unё nuk do tё isha sot kёtu!”