|
|
e Martë, 07 Gusht 2012 10:51 Emilio Pucci ka prezantuar një koleksion me veshje ultra-femërore. Është e mahnitshme të shikosh se si ndryshon moda çdo sezon veror edhe për këtë verë dizenjuesit janë përpjekur të sjellin ide nga më të ndryshmet, për të theksuar stilin tuaj, me dizajne nga më të sofistikuarat, me të cilat ju do të ndiheni rehat.
Peter Dundas, dizenjuesi kryesor i kësaj marke në këtë koleksion ka përzier 2 ide kryesore për të përftuar rezultatin që ai ka dëshiruar, ku si përfundim ai ka krijuar një koleksion mahnitës me motive safari dhe mjaft rrezatues.
Ky koleksion veror mundohet të nxjerrë në pah anën sensuale femërore duke e bërë atë unike në paraqitje. Stili i veçantë i koleksionit përputhet me personalitetin e fuqishëm të femrave, të cilat dëshirojnë të nxjerrin në pah elegancën dhe hijeshinë femërore.
Peter Dundas ka përdorur me kujdes në këtë koleksion ngjyrat kafe, e verdhë të printuara me lule dhe copa me shndritje. Përveç aksesorëve që shoqërojnë veshjen, ju mund të vendosni edhe një shami të artë mëndafshi.
(LajmeShqip.com)






