Lajme Shqip Sunday, 25 August 2013 10:06

Flori Mumajesi, kantautori i suksesshëm shqiptar, ka festuar dje ditëlindjen e tij të 31-të. Mes qindra fansave, miqve e kolegëve, Florin e ka uruar edhe bashkëpunëtorja e tij më e ngushtë, këngëtarja e dashur Elvana Gjata.

“23 gusht. Kjo ditë, emri yt dhe muzika jote do të mbeten më gjatë se 100 vjet! Gëzuar ditëlindjen gjaku im”, ka shkruar Elvana në rrjetin social “Facebook”.

Urimeve të shumta që kanë mbërritur në adresë të Florit në këtë ditë të veçantë u bashkohemi edhe ne, duke i dëshiruar jetë të gjatë e të lumtur, sepse kështu do të gëzojmë edhe ne, me muzikën që vetëm ai di të krijojë.