Lajme Shqip Monday, 02 November 2015 11:47

Elvana Gjata është në përgatitje të albumit të saj të radhës dhe këtë e ka bërë të ditur përmes rrjeteve sociale.

Këngëtarja ka publikuar fotografi duke paralajmëruar këngët e saj të reja. Albumi i ri do të mbajë titullin “Si Elvana” dhe është i treti me radhë.

“Si Elvana. Album 3. Në punë e sipër”, ka shkruar në postimin e saj.

Së fundmi ka pasur spekulime për ‘krisje’ ndërmjet Elvanës dhe Flori Mumajesit, ndërkohë që pritet të shihet se si do të rrjedhë karriera e këngëtares.