Lajme Shqip Tuesday, 03 November 2015 11:14

Pas spekullimeve në media se Elvana Gjata dhe kantautori Flori Mumajesi janë ndarë dhe nuk do të kenë më bashkëpunime, burime pranë tyre i kanë hedhur poshtë këto aludime.

Njerëz pranë dy artistëve thanë për tvklan.al se nuk është aspak e vërtetë se Elvana Gjata dhe Flori do të ndajnë rrugët e tyre përsa i përket sferës muzikore dhe kanë theksuar se, gjithçka është pasqyruar në media kohët e fundit, janë vetëm thashetheme.

Këngëtarja dhe “Threedots” vijojnë të jenë në punë e sipër për realizimin e projekteve të reja.

Madje, Elvana shumë shpejtë do të sjellë albumin e ri, të tretin me radhë të cilin e ka lajmëruar në një postim në Instagram me një fotografi kush shihet si një indiane.