|
|
e Premte, 27 Maj 2011 14:37 Muzikanti Elton John dhe partneri i tij David Furnish u bёnё prindёr me djalin e tyre Zachary i cili lindi pёr Krishtlindje, nga njё inseminim artificial me njё ‘nёnё’ donatore.
Ky ёshtё çifti i parё gay qё kandidohet pёr çmimin britanik dhe janё shprehur se ndjehen shumё tё magjepsur nga lajmi i emёrimit tё tyre.
Nё listёn e tё emёruarёve pёrfshihen edhe kandidatё tё tjerё si futbollistёt Wayne Rooney dhe David Beckham, kёngёtari Gary Barlow i grupit Take That, prezantuesi televiziv Jonathan Ross dhe sёrish Peter Andre i cili ishte fituesi i vitit tё kaluar.
Sipas organizatorёve “The Premier Inn Celebrity Dad oh the Year” ka pёr qёllim shpёrblimin e baballarёve qё janё figura tё famshme publike tё cilёt i kanё lёnё pёrshtypje edhe kombit nga balancimi i jetёs intensive prej vip-i ndaj detyrave si prindёr.
Elton John 63 vjeçar ka folur pёr djalin e tij Zachary 5 muajsh tё cilin dёshiron ta rrisё pa qёnё i ndikuar nga fama e tij.
“Unё e vlerёsoj shumё fёmijёrinё time dhe duam t’i japim Zhach-ut sa mё shumё tё jetё e mundur tё njёjtёn gjё. Tё njёjtёn fёmijёri simbas stilit tё vjetёr. E di qё kjo do tё jetё e vёshtirё me jetёn qё unё bёj, por ne do tё luftojmё qё ai tё ketё njё jetё normale dhe me vlera reale. Ne nuk synojmё ta llastojmё, por t’i dhurojmё argёtim, kohё tё lumtur pafajёsie, dashuri, liri dhe qёndrueshmёri.”