|
|
e Mërkurë, 11 Korrik 2012 11:55 Los Angeles – Ajo është një nga gazetaret më të famshme në Amerikë, gjithashtu dhe një nga gratë më të pushtetshme. E njohur për humorin e saj dhe luftën ndaj të drejtave të komunitetit LGBT, Ellen DeGeneres, 54 vjeç, është në prag të 4-vjetorit të martesës me partneren e saj 39 vjeçare, Portia De Rossi.
Të dyja bashkë janë parë duke shëtitur të kapura përdore dhe të buzëqeshura, duke reflektuar një harmoni dhe dashuri ndërmjet tyre.
Të dyja bashkë prej pak ditësh janë kthyer nga një udhëtim romantik në Itali, gjatë të cilit festuan edhe përvjetorin e tyre, pasi dita ekzakte, 16 gushti, do t’i gjente në angazhime pune. Së shpejti ato do të shpërngulen në vilën e re që kanë blerë në Beverly Hills, një vilë prej 18 milion dollarësh.
Ellen DeGeneres është mjaft e njohur për programin “The Ellen DeGeneres Show” , tek i cili ftohen për intervista personazhet më të mëdhenj të hollivudit, madje edhe të politikës amerikane. (LajmeShqip.com)

