Lajme Shqip Thursday, 25 April 2013 11:35

Aktorja me famë botërore e prejardhje shqiptare, Eliza Dushku së shpejti do të vizitojë vendin e origjinës së saj, Shqipërinë. Këtë gjë e ka bërë me dije vetë aktorja përmes rrjetit social ‘Twitter’, ndërsa ka njoftuar të gjithë shqiptarët e dashur, siç i quan ajo, për vizitën e radhës.

Eliza nuk ka dhënë më shumë detaje për arsyet e kësaj vizite, vetëm se ka shkruar se shumë shpejt do të jetë në Shqipëri. “DearAlbania Coming Soon…”, ka shkruar mes tjerash aktorja, tramsnetojnë mediat shqiptare.