Lajme Shqip Monday, 13 June 2011 14:42

Eliza Dushku ёshtё mjaft e njohur pёr pjesёmarrjen e saj si Faith nё Buffy the Vampire Slayer dhe nё filmat Angel, Tru Calling , Dollhouse, True Lies, The New Guy, Bring It On, Wrong Turn dhe Jay and Silent Bob Strike Back.

Nё vitin 2006 ajo vizitoi familjen e babait tё saj nё Shqipёri, vizitё tё cilёn e zgjati edhe nё Kosovё, madje ku vendosi qё tё bёnte edhe tatuazhin e shqiponjёs sё zezё mbrapa qafёs.

Aktorja 31-vjeçare pёr momentin ёshtё e angazhuar me xhirimet nё serialin “White Collar”, ku ajo ёshtё e ftuar pёr disa episode. Ky serial nё Amerikё ёshtё shumё i famshёm dhe transmetohet nё kanalin televiziv USA. Ai tregon se si njё ndёr hajdutёt mё tё rrezikshёm tё Amerikёs lidh njё marrёveshje me shtetin amerikan pёr tё bashkёpunuar me policinё nё kapjen e hajdutёve dhe kriminelёve tё tjerё, si kusht i lirisё sё tij.

Por, Eliza sapo e ka konfirmuar pjesёmarrjen e saj nё filmin e ri “Batman”. Nё fakt bёhet fjalё pёr filmin serial vizatimor.

Nё Hollywood, vitet e fundit, dublimet e filmave vizatimorё nga artista tё njohur, ёshtё kthyer nё konkurencё si njё pjesё mjaft e rёndёsishme e aftёsive tё tyre. Dhe kjo ofertё Elizёs i ёshtё bёrё, tё cilёn ajo nuk e ka lёnё t’i iki nga duart. /lajmeshqip.com/