Lajme Shqip Thursday, 16 June 2011 19:06

Elisabetta Canalis ka qёnё e ftuar nё kanalin mediatik italian tё Mediaset ‘Canale 5’, nё programin ‘La Notte Degli Chef’.

Ajo ёshtё paraqitur me njё fustanё nё ngjyrё tё portokalltё tё ndezur qё ёshtё vёshtirё ta kombinosh. Por ajo dukej fantastike me paraqitjen e saj, ku ngjyra e lёkurёs sё nxirё nga dielli shkonte shumё me veshjen e saj.

Me pak fjalё ajo i ka habitur tё gjithё me paraqitjen e saj aq tё mrekullueshme.

Emisioni ku ajo ishte ftuar konsistonte nё shpalosjen e aftёsisё sё gatimit tё vipave dhe Canalis nuk ka nguruar tё veshё pёrparёsen dhe t’i shtrohet punёs.

Gjatё spektaklit ajo ka kёrcyer me njё nga tё ftuarit e tjerё tё emisionit, Princ Emanuel Filiberto i Savojёs.

Modelja 32-vjeçare qё ёshtё duke pёrjetuar njё romancё me aktorin 50-vjeçar George Clooney, ёshtё parё tё darkojё mbas programit televiziv me tё dashurin e saj nё restorantin e tyre tё preferuar ‘Il Gatto Nero’; restoranti ndodhet pranё liqenit Como, atje ku Clooney ka edhe njё shtёpi.